Mërgimtarja përballet me vjedhje, dadoja dyshohet se i mori stolitë e arit

Një mërgimtare nga Zvicra ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një rast mjaft shqetësues që i ka ndodhur në shtëpinë e saj.

Ajo kishte punësuar një grua nga Shqipëria si dado për t’u kujdesur për fëmijët, por duket se kjo nuk ishte e vetmja arsye pse ajo ndodhej në atë shtëpi.
Sipas rrëfimit të mërgimtares, dadoja dyshohet se i ka marrë stolitë e arit që ajo i mbante në shtëpi. Rasti u zbulua përmes kamerave të fëmijëve, ku sipas saj shihen momentet e vjedhjes, shkruan Kosovarja

Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa mërgimtarja është shprehur shumë e zhgënjyer, duke thënë se pas kësaj ngjarjeje e ka humbur besimin për të mbajtur persona të panjohur në shtëpi.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *