Zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP Albania 5 – publikohet edhe promoja e dytë.

Ethet e “Big Brother VIP Albania” kanë nisur të ndihen tashmë. Top Channel publikoi pak më parë promon e dytë të edicionit të pestë, të cilin e përshkruan si “programi i emocioneve të mëdha dhe rekordeve të pathyeshme”.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, produksioni premton aventura të reja dhe rikthimin e shqiptarëve para ekranit. Megjithatë, vëmendjen e mori edhe një herë mungesa e një date të saktë.

Promoja mjaftohet me njoftimin “Nga Dhjetori në ekranin e Top Channel”, duke e lënë ende të paqartë ditën e saktë të nisjes për publikun.

Sipas burimeve të sigurta të “Prive” nga Liberta Spahiu, starti i shtëpisë më të famshme është planifikuar për 20 dhjetor, një e premte që do të shënojë fillimin e maratonës së gjatë televizive që pritet t’i mbërthejë shikuesit për muaj me radhë.

Megjithatë, ky prag sezoni shoqërohet edhe me një ndjenjë të thellë trishtimi. Siç u raportua të shtunën, i ndjeri Shpat Kasapi ishte parashikuar të bëhej pjesë e kastit të këtij edicioni. Këngëtari i dashur për publikun ishte në planet e produksionit si banor i shtëpisë, por ndarja e tij e papritur nga jeta e bëri të pamundur realizimin e këtij udhëtimi, duke lënë pas një dhimbje të madhe.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *