Vlen: Në Ditën e Alfabetit, së bashku me Kurtin, për gjuhën, shqiptarët dhe të ardhmen tonë!

Me ftesë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua sot në Shkup me kryeparlamentarin Afrim Gashi dhe liderët e koalicionit VLEN, në një ditë me kuptim të veçantë për shqiptarët – Ditën e Alfabetit.

Takimi u zhvillua para manifestimit qendror në Manastir, vendi ku 115 vjet më parë kuvendarët e Kongresit të Manastirit vendosën për alfabetin e përbashkët të gjuhës shqipe. Sipas përfaqësuesve të VLEN-it, ky përvjetor është një moment reflektimi mbi sakrificat, vendosmërinë dhe vizionin e atyre që ngritën themelet e arsimit dhe kulturës kombëtare shqiptare.

Në kumtesë theksohet se Dita e Alfabetit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë shqiptare, ndërsa Kongresi i Manastirit konsiderohet si një pikë kthese që i hapi rrugë emancipimit dhe zhvillimit kombëtar.

Gjatë takimit, drejtuesit e VLEN-it dhe Kryeministri Kurti kanë uruar njëri-tjetrin për fitoret në zgjedhjet lokale në të dy vendet, duke i konsideruar ato si një konfirmim të besimit të qytetarëve në vizionet e reja politike.

Po ashtu, palët janë zotuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, duke orientuar atë drejt prosperitetit, zhvillimit dhe proceseve integruese.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *