Ambasada e Republikës së Kosovës në Lubjanë u ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës, të cilëve mbrëmë u janë hequr apo vjedhur targat e automjeteve, që të kontaktojnë për këshilla dhe asistencë rreth kthimit në Kosovë.
Ky njoftim vjen pas raportimeve se dhjetëra kosovarëve u janë vjedhur targat pas ndeshjes Slloveni–Kosovë, shkruan IndeksOnline.
Ambasada thekson se rastet duhet të raportohen fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.
“Rastet duhet të paraqiten fillimisht në Policinë e Republikës së Sllovenisë.
Për informata shtesë, ju lutemi kontaktoni linjën emergjente të Ambasadës në numrin: +386 31 465 221”, thuhet në njoftim.
Mbrëmë, Kosova shënoi një fitore historike në Slloveni, duke siguruar play-off-in e Botërorit me rezultatin 0:2.
Siç raportohet, në shenjë revolte pas humbjes, një pjesë e tifozëve vendas kanë vjedhur targat e disa veturave me regjistrim të Republikës së Kosovës.

Leave a Reply