Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se “një yll u shua, por la plot dritë”.
“Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithmonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës dhe muzikës pop të kombit. Ai nga skena e koncertit fluturoi në qiell, por la pas një dritë të pashuar që do të ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin”, ka shkruar Berisha.

Leave a Reply