Rrjetet “zien” nga pamjet e BBVK: Edi kapet me një qese të bardhë, Dolce shfaqet i fshehur poshtë banakut

Një video e shkëputur nga nata e parë e Big Brother VIP Kosova 4 është bërë virale në rrjetet sociale, duke ndezur debat dhe kureshtje të madhe tek publiku.

Pamjet, të cilat po qarkullojnë me shpejtësi, kanë ngritur një sërë pikëpyetjesh për sjelljet e dy banorëve brenda shtëpisë.

Në video shihet Edi tek kuzhina e jashtme, i cili merr një qese të vogël në dukje me diçka të bardhë brenda dhe e fut fshehurazi në xhep. Gjatë të njëjtit moment, banorja Dolce i drejtohet produksionit me pyetjen: “Kështu mundem?”, ndërsa menjëherë pas kësaj ulet poshtë banakut dhe qëndron e fshehur për disa sekonda.

Këto lëvizje të çuditshme kanë ngjallur dyshime të shumta dhe videot janë shpërndarë gjerësisht në TikTok, Instagram e X, me fansat që komentojnë pa ndalur për atë çfarë mund të ketë ndodhur në të vërtetë.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *