Alaudin Hamiti ka zbuluar një detaj emocionues për “Big Brother VIP Kosova 4
Moderatori i njohur ka ndarë me ndjekësit një informacion të ri rreth shtëpisë më të famshme, duke rritur pritshmëritë vetëm pak ditë para nisjes së spektaklit.
Përmes një postimi në Instagram Story, Alaudini ka treguar se shtëpia e këtij edicioni do të jetë më e madhe dhe me një konfigurim krejtësisht të ri.
Në një reagim në rrjet, Olsa Muhameti ka pyetur me kureshtje:
“A ka një kat të dytë shtëpia?”
Moderatori i është përgjigjur me humor:
“Po moj, si s’ka!” – duke konfirmuar se këtë vit shtëpia e Big Brother VIP Kosova do të ketë edhe katin e dytë, një risi që nuk është parë në asnjë sezon të mëparshëm.

Leave a Reply