Parashikimi i motit për javën që vjen

Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm. Në fillim të javës parashihet të jetë ngrohtë, ndërsa në zonat malore mund të shfaqen edhe reshje bore. Ditët në vijim do të karakterizohen nga vranësira dhe vende-vende reshje shiu. Temperaturat mesatare do të lëvizin rreth 14°C.

Të hënën në Kosovë pritet mot i vranët me intervale me diell. Temperaturat minimale mund të zbresin deri në 1°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 17°C.

Të martën parashihet mot i vranët me reshje shiu, ndërsa në zonat malore mund të ketë reshje bore. Temperaturat minimale pritet të mos bien nën 4°C, kurse ato maksimale të arrijnë deri në 11°C.

Edhe të mërkurën moti do të jetë i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Minimalja pritet të zbresë deri në 2°C, ndërsa maksimalja do të jetë ngjashëm si një ditë më parë, deri në 11°C.

Të enjten pritet mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale mund të zbresin deri në 2°C, ndërsa ato maksimale pritet të shkojnë deri në 14°C.

Të premten priten sërish ndryshime atmosferike. Ndonëse moti parashihet të jetë me diell dhe vranësira, vende-vende mund të shfaqen riga lokale shiu. Temperaturat minimale pritet të jenë nga 3–6°C, ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 15°C.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *