Një aksident i rëndë trafiku ndodhi pak pas mesnatës në Prishtinë, në udhëkryqin e konvikteve, ku u përfshi një veturë e Policisë së Kosovës dhe një taksi. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se të dy automjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se rreth orës 00:00 policia mori njoftim për aksident trafiku me të lënduar në rrugën “Xhevë Lladrovci”. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Për këtë rast po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit.

Leave a Reply