Në shtëpinë e BBVK 4, Edi ka vijuar të bëjë pyetje rreth qëndrimit të Dolces në reality show-n italian “Grande Fratello”.
Gjatë një bisede në oborr me Sasën dhe Klodin, ai pyeti disa herë nëse ekziston mundësia që Dolce të qëndrojë gjatë në versionin italian të Big Brotherit dhe arsyen pse ajo është dërguar atje.
Në një moment, pasi Edi përsëriti pyetjen, Klodi iu përgjigj me ironi:
“Me ta thënë ty, se s’po di si me ta shpjegu më troç.”
Edi vijoi të kërkonte sqarime, duke thënë:
“Për çfarë me shku me nejt ajo një javë?”
Ndërkohë, Sasa dhe Klodi u shprehën të bindur se Dolce nuk do të qëndrojë gjatë në “Grande Fratello” dhe se do të rikthehet sërish në BBVK 4.

Leave a Reply