Një postim i fundit në profilin e këngëtarit Butrint Imeri ka ndezur menjëherë spekulime dhe kureshtje të madhe në rrjetet sociale.
Artisti ka publikuar një “Story” misterioze, ku shihet i ulur mbi një motor sportiv, ndërsa pranë tij shfaqet një vajzë.
Butrinti ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e saj, duke mos përmendur asnjë detaj në postimin e shkurtër.
Nga mënyra si paraqitet skena, të krijohet përshtypja se mund të bëhet fjalë për xhirimet e një videoklipi të ri.

Leave a Reply