Futbollisti i Borussia Dortmund dhe partneri i reperes Loredana, Karim Adeyemi, ka vendosur të thyejë heshtjen pas lajmeve të bujshme që pushtuan mediat gjermane ditët e fundit.
Pas raportimeve se ai ishte gjobitur me një shumë marramendëse prej rreth 450 mijë eurosh, Adeyemi ka reaguar publikisht në Instagram për të shpjeguar situatën që e çoi në këtë pikë.
“Mystery Box” që e futi në telashe me ligjin
Në një postim në ‘Instastory’, Adeyemi ka zbuluar se gjithçka nisi nga një pakujdesi në fillim të vitit 2024. Ai pranon se kishte porositur një “Mystery Box” (Kuti Misterioze) nga “Darknet”, pa menduar për pasojat e mundshme.
“Në fillim të vitit 2024, nga pakujdesia dhe pa menduar mirë, porosita një ‘Mystery Box’ në internet. Brenda saj kishte objekte që sipas ligjit për armët nuk lejohen,” – ka shkruar futbollisti.
Ai ka sqaruar më tej se pakoja ka mbërritur shumë muaj më vonë dhe, krejt rastësisht, ka përfunduar e pahapur në duar të policisë.
Pendimi publik: “Kam dështuar si shembull”
Adeyemi nuk ka hezituar të shprehet i penduar për këtë veprim, duke pranuar se kjo situatë i ka kushtuar shumë – si financiarisht, ashtu edhe moralisht.
“Ishte një gabim i madh. Një gabim për të cilin më vjen shumë keq, që më ka kushtuar shumë dhe për të cilin pendohem thellësisht,” shprehet ai.
Futbollisti gjithashtu ka theksuar përgjegjësinë e tij si figurë publike:
“E di që jam në vëmendjen e publikut dhe kam një funksion si shembull. Në këtë rast, nuk e kam përmbushur atë. Pikërisht për këtë më dhemb edhe më shumë që kam vepruar me kaq pakujdesi.”
Në përfundim, partneri i Loredanës ka premtuar se ka mësuar nga ky gabim dhe se situata të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen, duke falënderuar ata që vazhdojnë ta mbështesin.

Kam dështuar si… Adeyemi reagon pas gjobës prej gjysmë milioni.
by
Tags:
Leave a Reply