“Ishe konsideruar si një nga banoret më tërheqëse”, Gerta Gixhari bie në “kurthin” e një telefonate.

Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Gerta Gixhari, ka rënë pre e një telefonate surprizë nga emisioni “Ndryshe” në Top Albania Radio. Gazetarja Edea Demaliaj e kontaktoi duke i prezantuar një ofertë të rreme për rikthimin e saj në format si pjesë e edicionit të ri.

Gerta u përgjigj e habitur dhe u shpreh se për këtë vit kishte menduar të sillte një risi për reality show-n më të ndjekur në vend. Ndërsa ajo po jepte detaje për idetë e saj, Edea i kaloi linjën Salsano Rrapit, zërin e të cilit Gerta e identifikoi menjëherë, duke kuptuar kështu se bëhej fjalë për një situatë të inskenuar.

Pjesë nga biseda telefonike:

Edea: “Nuk jemi takuar shpesh sepse më shumë kam punuar pas skene, por këtë vit kam një rol më të dukshëm dhe më takon të realizoj telefonatat. Po përgatisim skenarin për nisjen e Big Brother-it, me disa ndryshime në format. Ideja është që, kur dy banorë dalin në nominim, ai që eliminohet të ketë një mundësi shtesë për të qëndruar një javë në shtëpi dhe të rikthehet në nominim përballë një ish-banori. Në këtë rast, mund të ishte emri yt. Nëse do ta kishe mundësinë për t’u rifuor në garë, a do e pranoje?”

Gerta: “Pra, unë dal në votim dhe publiko vendos mes meje dhe banorit aktual?”

Edea: “Po, është një nga opsionet.”

Gerta: “Pra unë do të isha vetëm në votim?”

Edea: “Po. Dhe të jemi të sinqertë, një ‘all star’ patjetër që ka një lloj peshe dhe mund t’i trazojë pak banorët aktualë.”

Gerta: “Nëse rikthehem, klasifikohem si konkurrente e rregullt?”

Edea: “Ke kohë të mendosh. Tani do të flasë edhe një mik i imi.”

Salsano: “Ti ke qenë një nga banoret më tërheqëse aty dhe kjo mund ta bëjë garën më interesante. Kemi punuar bashkë, unë kam qenë gazetar te RTSH.”

Gerta: Ky më duket si zëri i Salsanos


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *