IHMK ka lëshuar alarm të verdhë, pasi rreziku nga vërshimet në Kosovë është rritur pas reshjeve të shiut.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar një paralajmërim me nivel të verdhë për reshje të dendura dhe rrezik potencial vërshimesh në disa rajone të vendit.

Sipas njoftimit, situata pritet të përkeqësohet nga mbrëmja e së shtunës.

“Duke marrë parasysh gjendjen e paqëndrueshme hidrometeorologjike të ditëve të fundit, e shoqëruar me reshje që në disa zona kanë shkaktuar vërshime, paralajmërohet se, ndonëse lumenjtë aktualisht kanë shënuar rënie, reshjet e pritshme – veçanërisht në rajonin lindor (Pellgu i Moravës së Binçës) – do të rrisin sërish prurjet nga zonat malore. Kjo mund të shkaktojë rritje të nivelit të ujit në lumin Morava e Binçës dhe degën e tij kryesore, Kriva Reka, me mundësi vërshimesh,” thuhet në njoftim.

Kjo situatë pritet të ndikojë edhe në rajone të tjera të vendit, sidomos në pjesën verilindore (Pellgu i Llapit), në atë qendrore (Sitnica) dhe në jug (Pellgu i Lepencit).

Po ashtu, theksohet se moti mbetet potencialisht i rrezikshëm:

“Fenomenet e parashikuara nuk janë të pazakonta, por kini kujdes nëse planifikoni aktivitete të ekspozuara ndaj kushteve të pafavorshme meteorologjike. Qëndroni të informuar për zhvillimet e motit dhe shmangni rreziqet e panevojshme,” përfundon njoftimi.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *