Sot shënohet Dita e Alfabetit Shqiptar, një datë që rikujton Kongresin e Manastirit – moment vendimtar në unifikimin e gjuhës shqipe dhe forcimin e identitetit kombëtar.
Në këtë ditë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar Kongresin e Manastirit si një pikë kthese historike për shqiptarët.
“Kongresi i Manastirit përbën shtyllën e një fillimi të rëndësishëm për identitetin shqiptar. Gjuha shqipe u shndërrua në urë unifikuese të kombit, ndërsa alfabeti ynë përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve.
Kthesa historike e ndërmarrë nga intelektualët dhe patriotët e asaj kohe mbetet sot themeli i vizionit tonë për një komb të bashkuar dhe të qëndrueshëm në rrugën drejt vlerave euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Leave a Reply