Gucati i përgjigjet Haxhiut: Turp për gjuhën tuaj, në PDK ka deputetë që kanë sakrifikuar gjymtyrët për lirinë.

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-nënkryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas dështimit të votimit të qeverisë.

Ai u shpreh se gjuha e përdorur nga Haxhiu është e papranueshme, duke theksuar se në PDK ka deputetë që kanë sakrifikuar gjymtyrët për lirinë e vendit.

Postimi i plotë i Gucatit:

“Albulena, a nuk të vjen turp ta përdorësh këtë gjuhë?

Në PDK ka deputetë që kanë lënë gjymtyrët për lirinë e këtij vendi. Ka komandantë të respektuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka bij e bija familjesh dëshmorësh. Të gjithë këta njerëz meritojnë respekt, jo fyerje të tilla të ulëta politike.

Debati politik është i lejuar, por tallja me sakrificën e njerëzve që kanë dhënë trupin dhe jetën për liri nuk është politikë — është mungesë karakteri.”


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *