Getoar Selimi ka prekur publikun me urimin e tij të ndjerë për ditëlindjen e katërt të vajzës, Margetit. Reperi, i cili rrallë ndan momente kaq personale, këtë herë është shprehur si një baba plot lumturi e krenari.
“Sa shpejt po kalojnë vitet, qika jeme! U bëre 4 vjeçe, e ti më bëre baba në kuptimin më të plotë të fjalës. Tani e gjithë jetën do të mburrem me ty. Marget, ti je gjithçka për mu. Sytë e tu të mëdhenj e plot jetë më japin forcë dhe inspirim për çdo gjë,” ka shkruar ai ndër të tjera.
Getoari shton se dashuria për vajzën e tij është aq e madhe, sa shpesh fjalët nuk mjaftojnë për ta përshkruar. “Sa e bukur është me shkru për ty, por njëkohësisht aq e vështirë prej emocioneve… Gëzuar ditëlindjen, jeta e babes! Paç shëndet, jetë të gjatë e të lumtur! Të dua pa kufi!
Urimi i tij ka prekur zemrat e shumë fansave, të cilët kanë përcjellë urime të shumta për vogëlushen

Leave a Reply