Policia e Kosovës ka njoftuar se është pajisur me vetura të reja për njësitë patrulluese në të gjitha drejtoritë rajonale.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka vazhduar mbështetjen ndaj departamenteve policore, duke shpërndarë 41 automjete të reja për rendin publik: 35 limuzina, përfshirë modele hibride, dhe 6 xhipa për mbulimin e zonave patrulluese.
Menaxhmenti i Policisë së Kosovës thekson se ky hap është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për ngritjen e kapaciteteve logjistike dhe të burimeve njerëzore, si dhe për rritjen e efikasitetit të punës së policëve patrullues, me qëllim që ata të jenë sa më afër nevojave të qytetarëve.
Pajisja me automjete të reja lehtëson përmbushjen e objektivave të Planit Zhvillimor Strategjik dhe forcon qasjen proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve, duke mundësuar reagim më të shpejtë dhe të efektshëm të njësive patrulluese.

Leave a Reply