Një atmosferë e tensionuar është krijuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4, ku Alba dhe Elijona janë përfshirë në një diskutim të nxehtë.
Elijona, banorja më e re në shtëpi, nuk ka mundur të kontrollojë emocionet dhe ka shpërthyer në lot pas kësaj ngjarje.
Të dyja banoret shprehën hapur mendimet e tyre lidhur me mënyrën se si e kishin perceptuar situatën, ndërkohë që pjesa tjetër e banorëve u mundua të kuptonte shkakun e vërtetë të tensioneve mes tyre.

Leave a Reply