Ditën e sotme, Zarfi i Zi i parë ka mbërritur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Vëllai i Madh i ka dërguar Zarfin e Zi Kejsit, pasi banori ka shkelur rregullat e lojës. Sipas Vëllait të Madh, Kejsi, në mënyrë të përsëritur, nuk u është bindur urdhrave, duke iu përgjigjur në mënyrë sfiduese.
Për shkak të mungesës së reagimit nga banorët e tjerë, ndëshkimi është vendosur të jetë kolektiv: të gjitha cigaret janë hequr dhe dhoma e gjumit është mbyllur për një afat të pacaktuar.

Leave a Reply