Banoret e BBVK4 e grimuan Labinot Rexhën në version femëror, duke shkaktuar të qeshura në shtëpi.

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4 momentet gazmore vazhdojnë, dhe këtë herë në qendër të vëmendjes ishte Labinot Rexha.

Banoret vendosën ta transformonin plotësisht, duke i realizuar një grim të plotë në stil femëror. Nën udhëheqjen e Benitës dhe Shkurtës, vajzat përdorën të gjitha produktet e grimit dhe u përkushtuan me kreativitet, nga hijet e syve deri te ngjyra e buzëve, duke e shndërruar Labinotin në një version mjaft komik të vetes.

Ky moment u krijua për të sjellë atmosferë të mirë dhe argëtim brenda shtëpisë, ndërsa banorët shpërthyen në të qeshura sa herë Labinoti shikonte veten në pasqyrë. Pas përfundimit të “makeover-it”, Benita dhe Shkurta e morën atë për të kërce, duke shtuar edhe më shumë humor në shtëpi.

Momenti është komentuar gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku fansat po e shijojnë çdo situatë të këtij edicioni të BBVK4


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *