Më 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia në Kaçanik ka marrë një njoftim nga një banor i fshatit Doganaj, i cili raportoi se qeni i tij ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari R.S. (27 vjeç), duke rezultuar në vdekjen e kafshës.
Menjëherë pas sinjalit, patrulla policore dhe hetuesit e stacionit të Kaçanikut kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë konfiskuar tre (3) gëzhoja të pistoletës së përdorur.
I dyshuari R.S. është vetëdorëzuar në stacionin policor, duke dorëzuar armën e zjarrit (pistoletë) dhe nëntë (9) fishekë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij janë inicuar tri vepra penale: Armëmbajtje pa leje, Përdorim i armës së zjarrit dhe Keqtrajtim i kafshëve. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore.

Leave a Reply