Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka reaguar hapur në rrjetet sociale në lidhje me debatin që po zhvillohet rreth datës së votimit të diasporës.
Ajo ka kritikuar partitë politike për qëndrimet e tyre dhe përpjekjet që, sipas saj, synojnë të pamundësojnë pjesëmarrjen e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit në procesin zgjedhor.
Në reagimin e saj, Matoshi shkroi:
“PDK tha e duam 21 dhjetorin.
LDK po ashtu, vetëm 21 dhjetor.
AAK gjithashtu, 21 dhjetor.
Vetëm Albini kërkoi 28 dhjetorin.
Të gjithë u bashkuat për mos ta lënë diasporën të votojë. Pse gjithë kjo luftë ndaj diasporës?
Paratë e tyre i doni, por jo votën. Jooo loqkat e mia, s’ka ashtu.
Mirë që treguat çfarë mendoni për ta, e më 28 ata do t’ju tregojnë çfarë mendojnë për ju.
Diaspora ❤️”
Matoshi theksoi se kërkesa për votën e diasporës duhet të merret seriozisht dhe se zëri i tyre nuk mund të anashkalohet. Sipas saj, më 28 dhjetor diaspora do të shprehë qartë qëndrimin e saj ndaj partive politike.
Ajo e përmbylli reagimin me një mesazh mbështetës për diasporën, duke e cilësuar atë si pjesë të rëndësishme dhe të pazëvendësueshme të vendit.

Leave a Reply