Prej një kohe të gjatë, çështja e higjienës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova ka qenë temë diskutimi jo vetëm mes banorëve, por edhe jashtë saj. Ndjekësit e formatit kanë reaguar gjerësisht, duke kritikuar mungesën e kujdesit për ambientet e përbashkëta.
Pamje të çrregullta, dysheme të papastra dhe mbeturina të shpërndara janë kthyer në një realitet të përditshëm brenda shtëpisë luksoze. Duket se kjo situatë ka tejkaluar kufijtë e tolerancës së Vëllait të Madh.
Pas disa paralajmërimeve të njëpasnjëshme, pak minuta më parë është aktivizuar alarmi në shtëpi. Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve një vendim të prerë: nga çmimi i madh do të zbriten 2 mijë euro, duke e çuar shumën aktuale në 171 mijë euro.
Gjithashtu, është bërë e qartë se nëse nuk do të ketë përmirësim të menjëhershëm në respektimin e rregullave të higjienës, kjo masë ndëshkuese do të përsëritet çdo të diel.

Leave a Reply