Me 28 dhjetor fitojmë bindshëm dhe festojmë, ndërsa më 29 dhjetor gëzohen të gjithë fëmijët dhe pensionistët.
Sepse me fitoren tonë, Viti i Ri vjen më herët.
Sikurse çdo vit, edhe sivjet kemi vendosur të mbështesim fëmijët dhe pensionistët me shtesa të fundvitit prej 100 eurosh.
Mosvotimi i buxhetit nga opozita na e ka vështirësuar dukshëm punën, por kemi bërë maksimumin që edhe këtë vit ta sigurojmë mbështetjen e fundvitit, e cila do të procedohet para natës së Vitit të Ri.
Urime festat e fundvitit dhe t’i gëzoni ato pranë familjeve tuaja.

Leave a Reply