“Më 24 dhjetor, një datë që ka një kuptim të veçantë për Luiz Ejllin, pasi 3 vjet më parë ai hyri në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2. Ky ishte një hap që do të ndryshonte rrugën e tij personale dhe profesionale.”
Ky format u bë një sfidë e madhe, por edhe një mundësi e re që i hapi dyer për një kapitull të ri në jetën e tij.
Gjatë kohës që kaloi në BBVIP 2, Luizi fitoi zemrat e publikut me sinqeritetin, pasionin dhe historinë e tij, duke dalë fitues i këtij formati.
Në shtëpinë e Big Brother, ai u njoftua me Kiara Titon, me të cilën nisi një histori dashurie që vazhdon edhe sot.
Sot, Luizi dhe Kiara janë prindër të një vajze të quajtur Luna, e cila, sipas tij, është drita që ka ndriçuar çdo dhimbje në jetën e tij.
Në një postim emocionues, Luizi ka reflektuar mbi humbjet, dashurinë, shpresën dhe mirënjohjen, duke ndarë ndjenjat e tij me ndjekësit për këtë ditë të veçantë

Leave a Reply