Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një detaj të vogël në një foto të publikuar së fundmi. Në imazhin ku ajo prezanton petullat e sapo gatuara, vërehet se unaza e fejesës nuk është në gisht, por e vendosur mbi tavolinë.
Ky detaj ngjalli kureshtje te fansat, por Arbana e sqaroi vetë arsyen: gjatë gatimit, ajo zgjedh t’i heqë unazat për t’u ndier më rehat dhe për të ruajtur pastërtinë e bizhuterive.
Me thjeshtësinë që e karakterizon, Arbana dëshmoi sërish se, përtej ekranit, është një njeri i zakonshëm që gjen kënaqësi në kuzhinë dhe në detajet e vogla të përditshmërisë.


Leave a Reply