Kastriot Lleshi, i njohur si Kaci, është një nga frizerët më të njohur në vend, me bashkëpunime të shumta me emra të estradës. Ai vazhdon të krijojë stile të reja dhe të kujdeset për pamjen e shumë artisteve, përfshirë edhe këngëtaren Yllka Kuqi, shkruan “Kosovarja”.
Yllka dhe Kaci janë bashkëpunëtorë të gjatë dhe miq të mirë, të dy me prejardhje nga Gjakova.
Modeli dhe ngjyra e fundit e flokëve të Yllkës, e realizuar nga Kaci, ka tërhequr vëmendje të veçantë. Pamja e re i jep këngëtares freski dhe elegancë, duke krijuar një stil modern që përputhet me shijen dhe imazhin e saj artistik.


Leave a Reply