Artisti Ferki Shala mungoi për shumë vite në skenën muzikore.
Pas një pauze të gjatë, ai u rikthye në media para dy vitesh, ku konfirmoi se ishte distancuar plotësisht nga muzika.
Shala atëkohë deklaroi se i ishte përkushtuar fesë dhe madje falte pesë vaktet e namazit.
Deklarata e tij më e fortë ishte ajo se muzika konsiderohet haram.
“Nuk është e pëlqyeshme… pa e thënë vrazhdë, por haram ajo haram është. Në islam nuk është hallall me përdor vegla muzikore. Tjetër është me këndu Kuran, madje ka gara se si këndohet,” kishte thënë ai në një intervistë.
Megjithatë, duket se Shala e ka rishqyrtuar këtë qëndrim.

Leave a Reply