Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, Toney ka sqaruar hapur natyrën e marrëdhënies së tij me Elijonën, duke mbyllur çdo zë që aludonte për ndjenja romantike.
Ai theksoi se mes tyre ekziston vetëm respekt dhe bashkëpunim brenda shtëpisë.
“E shoh si motrën time të vogël, sepse jam 16 vjet më i madh se ajo. Nuk besoj se del ndonjë video ku duket sikur ka flirt mes nesh,” u shpreh ai.
Sipas Toney-t, gjithçka që i lidh është bashkëpunimi në detyrat e përditshme të kuzhinës, ndërsa çdo interpretim tjetër është i pavërtetë.

Leave a Reply