Largimi i papritur i Dolces nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova ka trazuar jo pak atmosferën — veçanërisht për Edin, banorin që ishte afruar më shumë me të.
Ndërsa brenda shtëpisë të gjithë mendojnë se Dolce është larguar për një urgjencë familjare, e vërteta që di publiku jashtë është krejt tjetër: bukuroshja është nisur drejt Italisë për një aventurë njëjavore në “Grande Fratello”.
Kjo mungesë informacioni ka ndikuar rëndë tek Edi. Ish-konkurrenti i sezonit të kaluar, i njohur për lojën e ashpër dhe shpesh konfliktuale, po shfaq këtë herë një anë krejt të papritur — atë të një romantiku të lënduar.
Mëngjesin e sotëm, Edi është parë i përlotur në zonën e lavanderisë. Në një moment dobësie, ai mori një laps (që duket se është laps grimi) dhe shkroi një shënim për “dashurinë” e tij të larguar:
“Me mungon shum. Pritem jasht.”
Ky mesazh i ndjerë u përhap me shpejtësi në rrjet, duke ngjallur reagime të ndryshme: nga habia, te tallja.
Nëse një pjesë e vogël e publikut e sheh këtë si një shenjë të transformimit të Edit në një djalë më të ndjeshëm, shumica e komentuesve nuk janë bindur. Në rrjetet sociale, ironitë kanë qenë të shumta, duke e krahasuar sjelljen e tij me një “Film Indian” apo me një përpjekje për vëmendje.
“Boll more burrë, mos e tepro… na doli seriali tjetër!” – shkruan një komentuese.
Tani mbetet të shihet reagimi i Edit kur të kuptojë se “tragjedia familjare” e Dolces ishte në fakt një biletë avioni për reality show-n motër në Itali. A do ta presë me të vërtetë jashtë, apo drama do të shuhen sapo të mbyllet kjo javë?


Leave a Reply