Gjesti flet për Big Brother Kosova: “Më kanë bërë me hile, do të shkoj edhe zhag po të duhet

Gjesti prej disa javësh është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania.
Ai hyri në këtë edicion vetëm një ditë pasi u largua nga Big Brother VIP Kosova, ku u eliminua në një televotim të ngushtë me Drilon Ramën.

Teksa po fliste me veten, ai u shpreh se në Big Brother VIP Kosova iu ishte bërë një padrejtësi, por se, sipas tij, kjo i hapi një mundësi edhe më të madhe.

“Edhe pse m’i kanë bërë gjërat me hile, Zoti ma hapi derën tjetër. Me hile çdo send, por në rregull. Zoti është i madh”, u shpreh ai.

Gjatë bisedës, ai shtoi: “Edhe kështu si jam, në këtë gjendje të rëndë, zhag do të shkoj. Le të dalë ku të dalë puna. Po pasha Zotin. Ju e dini mirë sa ju kam dashur; ju ja futët, por mua m’u hap dera tjetër, edhe më e madhe”.

Gjesti po konsiderohet si një nga lojtarët më të fortë brenda Big Brother VIP Albania, duke krijuar situata të shumta dhe dinamika të reja në shtëpi.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *