Edi, një nga personazhet më karizmatikë të Big Brother VIP Kosova 4, mund të mos jetë plotësisht “i vetëm” jashtë shtëpisë së famshme.
Dyshimet u ngritën gjatë emisionit “Ora 7” në Klan Kosova, ku gazetarja Blerina Shoshi bëri të ditur se redaksia ka marrë një fotografi ku Edi shihet në shoqërinë e një vajze.
“Na është dërguar një foto në rrjetet tona sociale, ku Edi shfaqet me një vajzë zeshkane gjatë verës. Sipas personit që e ka dërguar, fotografia është vetëm disa muaj e vjetër. A nënkupton kjo se ai ka lënë një lidhje të hapur jashtë?”, u shpreh Shoshi gjatë emisionit.

Leave a Reply