Në Big Brother VIP Kosova ka ndodhur një moment i ashpër tensioni mes Benitës dhe Elijonës, pasi kjo e fundit u shpreh se Benita e kishte goditur emocionalisht duke i përmendur nënën e ndjerë.
Gjatë debatit, Benita dëgjohet duke thënë: “S’e ka nënën këtu, s’ka argumente.”
Më pas, ajo reagoi duke mohuar se kishte thënë diçka të tillë.
Elijona: “Jo, por kjo po më kapet te nana. Më thotë ‘ku e ke mamin’.”
Benita: “Kush tha ‘ku e ke mamin’?”
Elijona: “Çka the?”
Benita: “Ku e ke mamin?!” – reagon duke pretenduar se nuk e ka përmendur fare.
Elijona: “Pse e përmende? Pse e fut fjalën ‘mami’?”
Benita: “Qysh ‘mami’? Kush tha ‘mamin’? Nëse unë kam thënë ‘mami’, dal direkt. Kamerat janë prezente, oj viktimë.”
Elijona: “Viktimë e jotja, unë kurrë jo.”
Ky episod ka shtuar tensionet mes banoreve dhe ka ndezur diskutime në rrjetet sociale, duke treguar se emocionet personale dhe provokimet vazhdojnë të jenë një pjesë e përditshme e jetës brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Leave a Reply