Pamjet e shtëpisë së BBVA dhe banorët Eros Grezda, Shpat Kasapi e Arbenita zbulohen nga moderatori.

Pak ditë më parë, “Vëllai i Madh” njoftoi zyrtarisht se spektakli “Big Brother VIP 5” do të nisë në dhjetor.

Ky lajm mjaftoi që rrjeti social të “shpërthente” me aludime mbi banorët që do të ndiqen 24 orë në 24, në dy kanale të Digitalb.

Në emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin u zbuluan disa detaje nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ndërsa moderatori Ronaldo Sharka komentoi spekulimet për emrat e mundshëm të banorëve.

Mes emrave të përmendur ishin analisti Arjan Curri, modelja Arbenita Ismaili, këngëtari Shpat Kasapi dhe futbollisti Eros Grezda. Sharka dha gjithashtu informacion mbi mundësinë që ata të jenë pjesë e “Big Brother VIP 5”.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *