Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Clark tha se periudha në fjalë kishte qenë jashtëzakonisht e dhimbshme, transmeton Klankosova.tv.
Ai tregoi se në fshatrat shqiptarë po zhvilloheshin luftime të ashpra me çdo mjet të mundshëm.
“Ka qenë një periudhë tejet e dhimbshme. Më kujtohet që në një moment një brigadier i ushtrisë shqiptare erdhi për t’u takuar me mua dhe më tha: ‘Shikoje situatën në Kosovë’. Ndërkohë ne e dinim se çfarë po ndodhte, sepse po hidhnin mortaja, po shpërthenin bomba dhe luftimet në fshatrat shqiptarë po zhvilloheshin në të gjitha format,” tha ai.
Clark shtoi gjithashtu se Sllobodan Millosheviqit i ishte kërkuar të ndërpriste luftimet në Kosovë dhe se ai kishte dislokuar një numër të madh forcash në territor.

Leave a Reply