Aktorët e serialit vendor “Kafeneja jonë”, Teuta Krasniqi, Fatos Kryeziu dhe Shkumbin Istrefi, kanë publikuar së fundmi një fotografi së bashku.
Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se ata kanë “taguar” edhe faqen zyrtare të serialit, shkruan Indeksonline.
Ky detaj ka shtuar kureshtjen e ndjekësve lidhur me mundësinë e rikthimit të serialit legjendar.
Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për një projekt të ri televiziv apo thjesht një takim miqësor mes aktorëve, por prania e tyre së bashku ka nxitur interes dhe spekulime në rrjetet sociale.

Leave a Reply