Personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Egzon Sahiti, ka ndezur spekulimet pasi me postimin e fundit në Instagram Story ka bërë “rrjetin lemsh”.
Me afrimin e nisjes së Big Brother VIP Kosova 4, që starton të hënën, shumë ndjekës po pyesin: A është radha e Egzonit për t’u bërë banor?
Në Story, ai ka publikuar një pyetje të drejtpërdrejtë: “A ki me hi sivjet a jo?”, duke lënë të kuptohet se mund t’i referohet pikërisht formatit më të ndjekur në vend. Ky postim vjen një vit pasi shokët e tij të ngushtë, Laurenti dhe Fitimi, ishin pjesë e shtëpisë, çka e bën edhe më të fortë dyshimin e publikut.
Emri i Egzon Sahitit ishte përfolur gjerësisht edhe vitin e kaluar si banor potencial, por në fund ai nuk u bë pjesë e garës. Megjithatë, interesi i ndjekësve për hyrjen e tij mbetet i madh.
Tani mbetet për t’u parë nëse ky postim është thjesht lojë me publikun për të rritur kureshtjen, apo nëse ai ka marrë me të vërtetë një ftesë zyrtare nga produksioni. Një gjë është e sigurt: nëse Egzon Sahiti hyn në shtëpi, do të jetë ndër personazhet më të komentuar të sezonit.

Leave a Reply