Sonte, Shqipëria vs Andorra! Ndeshje e radhës për Botërorin 2026.

Kombëtarja shqiptare do të luajë sonte orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës, ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka grumbulluar 25 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026, kundër Andorrës dhe Anglisë.

Ndeshja e sotme do të arbitrohet nga Horatiu Fesnic, ndërsa asistentë do të jenë Valentin Avram dhe Alexandru Cerei. Arbitër i katërt është Rares Vidican, ndërsa në sallën e VAR-it do të jenë Ovidiu Haţegan si arbitër kryesor i teknologjisë dhe Adrian Costreie si ndihmës i tij, të dy nga Rumunia.

Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese zhvillohet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, me fillim në orën 18:00.

Aktualisht, Kombëtarja shqiptare renditet e dyta në Grupin K me 11 pikë. Një fitore ndaj Andorrës, e kombinuar me një humbje të Serbisë ndaj Anglisë në Londër, do të siguronte kualifikimin në play-off.


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *