Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka kryer një kontroll të papritur në një biznes që merrej me shitjen e pajisjeve telefonike.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe konfiskuar 120 telefona celularë të markave “iPhone” dhe “Samsung”, pesë ora të mençura “Apple Watch”, si dhe disa palë kufje origjinale “Apple”.
“Vlera e përgjithshme e mallit të konfiskuar vlerësohet të jetë rreth 60 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Në fund, institucioni thekson se ky operacion është pjesë e përpjekjeve të përbashkëta të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës për luftimin e kontrabandës dhe krimit ekonomik, me synim mbrojtjen e tregut të brendshëm, interesit fiskal të shtetit dhe konkurrencës së ndershme.

Leave a Reply