• Bora Zemani do të rikthehet në “Për’puthen”, ka konfirmuar Olsa Muhameti.

Lëvizje të reja në “Për’puthen”!
Këtë sezon, drejtimin e programit e mbajti Ori Nebijaj, por ajo do të largohet pasi ka marrë mandatin e deputetes.

Pas këtij ndryshimi, shumë ndjekës janë kuriozë të dinë se kush do të jetë moderatorja e re e emisionit.

Autorja e “Për’puthen”, Olsa Muhameti, ka zbuluar se i ka bërë një ftesë publike dhe zyrtare Bora Zemanit për t’u rikthyer në ekranin e njohur të dashurisë.

“Ende nuk është vendosur gjithçka, edhe pse ka shumë alternativa. ‘Për’puthen’ është një program hit dhe moderatorët e shohin si trampolinë për karrierë në Top Channel.
Pas konsultimit me Lori Hoxhën, i kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në ‘Për’puthen’,” – është shprehur Olsa.

“Bora e njeh shumë mirë programin dhe rikthimi i saj do të ishte si një kthim në shtëpi,” – u shpreh Olsa Muhameti.
“Ajo nuk u largua sepse nuk e donte ‘Për’puthen’, por mori drejtimin e ‘Dancing With The Stars’.
Aktualisht përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur, por unë shpresoj që Bora të arrijë t’i menaxhojë të dyja programet dhe të mos i thotë ‘jo’ ftesës sonë.”


Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *