Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave botërore, kësaj here për jetën e saj personale.
Gazetari Erdis Deraci, në një lidhje direkte nga Italia në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ka zbuluar disa detaje lidhur me një dasmë të mundshme të artistes.
Sipas tij, po qarkullojnë zëra se ceremonia mund të zhvillohet këtë vit në Palermo, në rajonin e Sicilisë.
Ai shtoi se ky lajm ka ngjallur interes të madh në Itali dhe se burimet vendase e konsiderojnë informacionin si të besueshëm.


Leave a Reply